Bota 22 September 2025, 09:11 Nga VNA

Britania paralajmëron Izraelin të mos hakmerret ndaj njohjes së shtetit palestinez

Ndaje në Whatsapp
Britania paralajmëron Izraelin të mos hakmerret ndaj njohjes së

Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se i ka bërë të qartë Izraelit që të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor si reagim ndaj vendimit britanik për njohjen e shtetit palestinez.

Deklarata erdhi përpara një konference në OKB në Nju Jork të hënën, ku edhe Franca dhe vende të tjera europiane pritet të bëjnë njoftime të ngjashme.

Një ditë më parë, kryeministri Sir Keir Starmer shpalli vendimin historik për njohjen e Palestinës si shtet, bashkë me Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër këtë hap, duke e quajtur “shpërblim të madh për terrorizmin”.

Cooper theksoi se ka paralajmëruar homologun izraelit se një hap i tillë nuk duhet ndërmarrë.

“Kjo është një vendimmarrje për të mbrojtur sigurinë e Izraelit dhe palestinezëve. Është për paqe, drejtësi dhe sigurinë e gjithë Lindjes së Mesme”, tha ajo.

Sipas saj, ekstremistët në të dyja anët po përpiqen të zbehin perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete, ndaj Mbretëria e Bashkuar ka një detyrim moral për ta ringjallur atë.

“Ne njohim shtetin e Izraelit, po kështu duhet të njohim edhe të drejtën e palestinezëve për shtetin e tyre,” u shpreh Cooper.

Ajo shtoi se Konsullata e Përgjithshme britanike në Jerusalemin Lindor do të vazhdojë të funksionojë në këtë fazë, derisa të nisë procesi diplomatik me Autoritetin Palestinez.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Cooper do të synojë të ndërtojë konsensus ndërkombëtar mbi një kornizë paqeje për Lindjen e Mesme. 

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme