Bota 21 March 2026, 19:56 Nga VNA

Britania drejt përfshirjes në luftë? Hapja e bazave britanike për SHBA, Irani godet me raketa balistike ‘Diego Garcias’

Ndaje në Whatsapp
Britania drejt përfshirjes në luftë? Hapja e bazave britanike

Ndryshimi i bëftë i qëndrimit të Britanisë së Madhe për luftën në Iran i njoftuar të premten në mbrëmje, çka më pas pasoi kundërpëgjigjen e Teheranit përmes goditjes së bazës ushtarake britanike të Diego Garcias në Oqeanin Indian, edhe pse është alarmues, gjithësesi nuk përbën surprizë.

Ishte deklarata e Downing Street e së premtes, ku konfirmohej marrëveshja me Shtetet e Bashkuara për përdorimin e bazave britanike në kuadër të vetëmbrojtjes kolektive për rajonin, ajo që çoi në kundërpërgjigjen nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku theksohej se “Z. Starmer, duke injoruar qytetarët e vet, ka rrezikuar jetët e britanikëve duke lejuar bazat britanike të përdoren për agresionin kundër Iranit, andaj Irani do përdorë të drejtën e vetëmbrojtjes.”

Gjatë natës, duke u gdhirë e shtuna, Teherani qëlloi me dy raketa, njëra e cila u vetëshkatërua dhe nuk funksionoi gjatë fluturimit, dhe tjetra e interceptuar dhe shkatërruar pa goditur dot bazën strategjike që përdoret edhe nga amerikanët.

Ndryshimi i politikës britanike përbën një rrezik real për Britaninë. Amerikanët praktikisht mund të fshihen pas togfjalëshit “vetëmbrojtje kolektive” dhe të përzgjedhin objektiva të ndryshme për t’i goditur në Iran, përmes avionëve të rëndë bombardues strategjik, që nisen nga bazat britanike. Sulmi iranian me raketa demonstron disa aspekte.

E para, që iranianët ende kanë aftësi të lëshojnë raketa edhe pas mbi 20 ditë lufte dhe plugimi nga ajri, dhe kujtojmë se baza e Diego Garcias është mbi 2 mijë milje larg nga pjesa më jugore e Iranit. E dyta, këto raketa përbëjnë një rrezik edhe për fluturimet komerciale, të cilat për shkak të luftës kanë shmangur hapësirën ajrore iraniane dhe fluturojnë në një korridor që kalon përmes Oqeanit Indian, kur fluturojnë drejt vendeve të Lindjes së Largët dhe Australisë dhe do duhet të shtyhen ndoshta më në jug si trajektore fluturimi, për të qenë më larg rrezes së veprimit të raketave iraniane, dhe kjo ka kosto shtesë si për linjat edhe për pasagjerët.

Dhe e treta, duke qenë se Gjiri i Hormuzit do i nënshtrohet tashmë “vetëmbrojtjes kolektive”, vendet aleate të këtij koalicioni, përfshirë edhe Britaninë, do gjenden në shënjestër të sulmeve iraniane dhe qelizave të fjetura të inteligjencës së regjimit iranian në këto vende, që mund të aktivizohen për sulme terroriste dhe subversive, siç është lajmi më i fundit për arrestimin dhe paditjen e një shtetasi iranian 34-vjeçar dhe një 31-vjeçare rumune për tentativën për hyrjen në një bazë detare britanike, ku ankorohen nëndetëset bërthamore britanike.

Top Channel

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme