Bota 21 October 2025, 22:20 Nga VNA

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy dhe simbolika e librave që mori me vete

Ndaje në Whatsapp

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po vuan dënimin e tij në një qeli prej 9 metrash katrorë në të ashtuquajturin krah “VIP” të burgut La Santé në Paris, pas vendimit gjyqësor që e shpalli fajtor për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2007, një çështje e ndërlidhur me regjimin e ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi.

Sarkozy, 70 vjeç, është ish-presidenti i parë francez që përfundon në burg që nga koha e Marshall Philippe Pétain, i cili bashkëpunoi me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dënimi i tij është pesë vjet burg, nga të cilat një pjesë do të vuhet me burgim të mbyllur, ndërsa pjesa tjetër mund të konvertohet në arrest shtëpie apo mbikëqyrje elektronike, në varësi të vendimit të mëvonshëm të autoriteteve gjyqësore.

Mediat franceze kanë publikuar foto nga qelia e Sarkozy-t, që është e pajisur me një shtrat, tavolinë pune, dush të vogël, tualet, një dritare dhe televizor, për të cilin paguan 14 euro në muaj. Ai ka gjithashtu një sobë elektrike, si dhe qasje të kufizuar në palestër dhe bibliotekë.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy  

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy

Në mjedisin e vogël prej 9 metrash katrorë, ish-presidenti ka vendosur dhjetë fotografi personale, për ta bërë hapësirën më të ngrohtë dhe më familjare.

Sipas të përditshmes franceze Le Figaro, Nicolas Sarkozy mori me vete tre libra – numri maksimal i lejuar për të burgosurit në hyrje të institucionit. Midis tyre janë dy vëllimet e “Kontit të Monte Kristos” nga Alexandre Dumas dhe “Biografia e Jezusit” nga Jean-Christian Petitfils. Zgjedhja e këtyre librave nuk është e rastësishme. “Konti i Monte Kristos” rrëfen historinë e Edmond Dantès, një burrë që burgoset padrejtësisht dhe përgatit hakmarrjen e tij – një paralelizëm i qartë me ndjesinë e Sarkozy-t, i cili vazhdon të deklarojë publikisht se është i pafajshëm dhe viktimë e një procesi politik. Nga ana tjetër, “Biografia e Jezusit” paraqet një qasje historike ndaj figurës së Krishtit, larg interpretimeve fetare, dhe për shumëkënd simbolizon balancën mes hakmarrjes dhe faljes, një kontrast i qëllimshëm me librin e Dumas.

Para se të dorëzohej tek autoritetet, Sarkozy u shpreh se “një njeri i pafajshëm po çohet në burg”. Ai ka paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, por sipas mediave franceze, gjykatës mund t’i duhen deri në dy muaj për të shqyrtuar aplikimin.

Ndërkohë, ish-presidenti ka bërë të ditur se do të shfrytëzojë këtë periudhë për të shkruar një libër të ri, duke ndjekur traditën e tij të gjatë si autor dhe komentues politik.

Burgu La Santé, i ndërtuar në shekullin XIX, është një nga institucionet më të vjetra dhe më të sigurta në Francë. Ai strehon të burgosur të profilit të lartë, nën kushte të rrepta sigurie. Në të kaluarën, aty kanë vuajtur dënimin figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë terroristin e famshëm Carlos “Çakalli”, i cili kryente akte terroriste në vitet 1970.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme