Bota 30 December 2025, 14:50 Nga VNA

“Blockout” në Kanalin e La Manshit, shkaktohet kaos në linjat e trenave

Ndaje në Whatsapp

“Blockout” në Kanalin e La Manshit, shkaktohet kaos në

Trenat Eurostar për në Londër dhe Paris që kalojnë përmes Tunelit të Kanalit të “La Manshit” janë bllokuar, pasi një ndërprerje e energjisë elektrike dhe një problem teknik në një nga trenat "Le Shuttle" kanë ndërprerë operimin normal. Kjo ka shkaktuar anulime dhe vonesa të konsiderueshme në një nga korridoret hekurudhore ndërkombëtare më të ngarkuara të Evropës.

Kompania Eurostar njoftoi se shërbimet pritet të rifillojnë pas orës 16:00 të ditës së sotme, 30 dhjetor. Pasagjerëve iu bë thirrje të shtyjnë udhëtimet për një datë tjetër dhe të shmangin udhëtimin drejt stacioneve pa një biletë të konfirmuar për sot.

Trenat Eurostar lidhin Londrën me Parisin, Brukselin, Amsterdamin dhe destinacione turistike si Disneyland Paris, duke ofruar lidhje kryesore midis Mbretërisë së Bashkuar dhe pjesës tjetër të Evropës. Ndërprerja ndodhi pikërisht në kulmin e sezonit të udhëtimit dimëror, duke shkaktuar shqetësime për mijëra pasagjerë.

Autoritetet dhe kompania po monitorojnë situatën dhe po punojnë për rifillimin e normal të shërbimeve, me synimin për të minimizuar vonesat dhe shqetësimet për udhëtarët.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme