Bota 19 February 2026, 08:20 Nga VNA

Bill Gates anulon pjesëmarrjen në Samitin e AI në Indi, eventi përfshihet nga anulime të tjera dhe kaos organizativ

Ndaje në Whatsapp
Bill Gates anulon pjesëmarrjen në Samitin e AI në Indi, eventi

NEW DELHI, 19 shkurt – Bill Gates u tërhoq nga pjesëmarrja në Samitin e Ndikimit të Inteligjencës Artificiale në Indi vetëm pak orë përpara fjalimit të tij kryesor të planifikuar për të enjten, duke i dhënë një tjetër goditje një eventi që tashmë ishte shoqëruar me probleme organizative dhe polemika.

Mungesa e themeluesit të Microsoft u pasua edhe nga anulimi i pjesëmarrjes së drejtuesit të Nvidia, Jensen Huang. Samiti ishte prezantuar si forumi i parë madhor i inteligjencës artificiale në “Jugun Global”, ku India synon të pozicionohet si zë udhëheqës në qeverisjen globale të AI.

Fondacioni Gates deklaroi se miliarderi nuk do të mbajë fjalimin “për të siguruar që fokusi të mbetet te prioritetet kyçe të samitit”. Vetëm disa ditë më parë, fondacioni kishte mohuar zërat për mungesën e tij. Tërheqja vjen pas publikimit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të disa email-eve që përfshinin komunikime mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe stafit të Fondacionit Gates. Gates ka deklaruar më parë se takimet me Epstein kishin lidhje vetëm me çështje filantropike dhe se ishte gabim që e kishte takuar.

Modi: Më shumë vigjilencë për sigurinë e fëmijëve

Kryeministri indian Narendra Modi, në fjalën e tij përkrah Presidentit francez Emmanuel Macron dhe drejtuesve të kompanive si Google, OpenAI dhe Anthropic, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën e inteligjencës artificiale.

“Duhet të jemi edhe më vigjilentë për sigurinë e fëmijëve. Ashtu si një program shkollor përpilohet me kujdes, edhe hapësira e AI duhet të udhëhiqet duke pasur në qendër fëmijën dhe familjen,” deklaroi Modi.

Kaos dhe pakënaqësi

Megjithatë, samiti u përball me kritika të ashpra për mungesë organizimi. Sallat e ekspozitës u mbyllën papritur për publikun, duke shkaktuar zemërim te kompanitë pjesëmarrëse që kishin investuar në stenda dhe pavione.

Një tjetër polemikë shpërtheu kur universiteti indian Galgotias u detyrua të largonte stendën e tij pasi një punonjës paraqiti si krijim të vetin një qen robotik të prodhuar komercialisht në Kinë.

Policia mbylli disa rrugë për lëvizjen e VIP-ave, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku në Delhi, një qytet me mbi 20 milionë banorë. Pamjet në rrjetet sociale treguan pjesëmarrës që ecnin për kilometra të tëra për shkak të mungesës së taksive dhe shërbimeve të transportit.

Samiti që synonte të shfaqte ambiciet globale të Indisë në fushën e inteligjencës artificiale nisi kështu mes anulimesh të bujshme dhe pakënaqësish të shumta.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme