Bota 18 January 2026, 14:09 Nga VNA

BE-SHBA në përplasje të hapur për Groenlandën: Brukseli shqyrton kundërmasa ekonomike ndaj tarifave të Trumpit

Ndaje në Whatsapp
BE-SHBA në përplasje të hapur për Groenlandën: Brukseli

BRUKSEL, 18 janar (Reuters) – Bashkimi Europian u përball të dielën me thirrje për të aktivizuar për herë të parë një paketë të jashtëzakonshme kundërmasash ekonomike, të njohura si “Instrumenti Anti-Shtrëngim”, si përgjigje ndaj kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj aleatëve europianë lidhur me Groenlandën.

Trump deklaroi se do të rrisë tarifat ndaj Danimarkës, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës, si edhe ndaj Britanisë dhe Norvegjisë, derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën, duke e përshkallëzuar ndjeshëm përplasjen për të ardhmen e ishullit arktik nën sovranitetin danez.

Vendet e përfshira, të cilat tashmë përballen me tarifa 10% dhe 15%, kanë dërguar kontingjente të vogla ushtarake në Groenlandë. Ndërkohë, Qiproja, që mban presidencën e radhës së BE-së, thirri ambasadorët në një mbledhje urgjente në Bruksel për të koordinuar qëndrimin europian.

Një burim pranë presidentit francez Emmanuel Macron tha se Parisi po shtyn për aktivizimin e Instrumentit Anti-Shtrëngim, i cili mund t’i lejojë BE-së të kufizojë aksesin e SHBA-së në prokurimet publike ose të vendosë barriera në shërbimet ku Uashingtoni ka suficit tregtar me Europën. Thirrja u mbështet publikisht edhe nga figura kyçe të Parlamentit Europian dhe nga industria gjermane.

Megjithatë, disa diplomatë europianë paralajmëruan se përshkallëzimi i situatës mund të jetë i parakohshëm. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mban marrëdhënie më të afërta me Trumpin se disa liderë të tjerë europianë, e cilësoi kërcënimin me tarifa si “një gabim” dhe konfirmoi se kishte folur personalisht me presidentin amerikan.

Nga ana e saj, Britania theksoi se qëndrimi për Groenlandën është “i panegociueshëm”, duke bërë thirrje për bashkëpunim me SHBA-në dhe jo për “luftë fjalësh”.

Kërcënimet e reja vënë në pikëpyetje edhe marrëveshjet tregtare BE-SHBA dhe SHBA-Britani, të arritura muajt e fundit. Në këtë klimë tensioni, Parlamenti Europian pritet të pezullojë shqyrtimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në, ndërsa votimi për heqjen e disa tarifave europiane, i planifikuar për fundin e janarit, duket tashmë i pamundur.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme