Bota 17 August 2025, 13:42 Nga VNA

BE në alarm për takimin Trump–Zelensky: Liderët europianë i bashkohen vizitës në SHBA për të shmangur përplasjet

Ndaje në Whatsapp
BE në alarm për takimin Trump–Zelensky: Liderët

Bashkimi Europian dhe aleatët e tij më të ngushtë po marrin masa të jashtëzakonshme për të shmangur një tjetër përplasje diplomatike mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së presidentit ukrainas në Uashington, e cila pritet të zhvillohet nesër.

Pas skenave të tensionuara në Shtëpinë e Bardhë në shkurt – kur Trump i kërkoi Zelenskyt të “bëjë marrëveshje me Rusinë ose ne tërhiqemi” dhe e akuzoi se “po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore” – udhëheqësit evropianë po ndërhyjnë për të garantuar një përfaqësim më të gjerë dhe të qëndrueshëm në negociata.

Sipas burimeve diplomatike, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti finlandez Alexander Stubb pritet ta shoqërojnë Zelenskyn në takimin me Trump.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz e bëri të ditur këtë mëngjes se do të jetë gjithashtu prezent në Shtëpinë e Bardhë.

Ky mobilizim europian vjen si përpjekje për të shmangur një përsëritje të incidentit të fundit, ku Zelensky u largua herët nga Shtëpia e Bardhë pas një përballjeje të fortë me Trumpin, gjatë një pritjeje të organizuar nga zëvendëspresidenti JD Vance, i njohur për qëndrimin skeptik ndaj ndihmës për Ukrainën.


Me tensionet që mbeten të larta mbi të ardhmen e mbështetjes amerikane për Kievin, prania e liderëve evropianë synon të japë një mesazh të qartë uniteti dhe mbështetjeje për Ukrainën – por edhe të qetësojë tonet gjatë takimeve të ndjeshme politike që pritet të zhvillohen nesër në Uashington.

Video

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme