Bota 12 Shkurt 2026, 18:22 Nga VNA

BE-ja ashpërson ligjet e azilit

Ndaje në Whatsapp
BE-ja ashpërson ligjet e azilit

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që konsiderohen vende të sigurta origjine. Për azilkërkuesit nga këto vende kjo do të thotë rregulla më të rrepta dhe procedura më të shpejta.

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt.

Në parim edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen sivende të sigurta origjine. Përjashtime bëhen për vendet që përjetojnë luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimi i rregullores është të standardizojë dhe shkurtojë procedurat e azilit brenda BE-së.

Procedura më të shkurtra azili

Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë. Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit.

Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026./DW Shqip 

Video

Një gropë e madhe është shfaqur në distriktin Minhang të Shangait, duke përpirë një pjesë të konsiderueshme të rrugës dhe duke shkaktuar dëme në strukturat përreth. Ngjarja ndodhi një ditë pasi punëtorët zbuluan një rrjedhje uji gjatë punimeve të gërmimit për linjën e metrosë Jiamin.

Në Grenoble, Francë, një bandë me origjinë nga Afrika e Veriut vodhi bagazhe nga një autobus në mes të ditës.

Rrugës për në SPAk bëjmë dhe një koment për Big Brother

Kur ministri nuk di as të lexojë...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme