Bota 21 August 2025, 08:07 Nga VNA

BE i kërkon Trump-it avionë luftarakë në Rumani për të frenuar Rusinë

Ndaje në Whatsapp
BE i kërkon Trump-it avionë luftarakë në Rumani për

Sipas The Times, vendet e Bashkimit Evropian po i kërkojnë presidentit amerikan Donald Trump të vendosë avionë luftarakë F-35 në Rumani, si pjesë e garancive të sigurisë që SHBA mund t’i japë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Diskutimet u zhvilluan në Uashington mes gjeneralëve amerikanë dhe homologëve nga Britania, Gjermania, Franca, Finlanda e Italia, ndërkohë që NATO po zgjeron bazën ajrore Mihail Kogălniceanu – e cila pritet të bëhet më e madhja në Evropë.

BE kërkon gjithashtu garanci për furnizimin e Ukrainës me raketa mbrojtëse Patriot dhe Nasams, përdorimin e satelitëve amerikanë për zbulim, si dhe ngritjen e avionëve spiunë mbi Detin e Zi. Britania ka ofruar të vendosë avionë Typhoon dhe deri në 5 mijë trupa për stërvitjen e ushtrisë ukrainase, ndërsa Franca, Kanadaja dhe Australia pritet të dërgojnë gjithashtu personel ushtarak.

Nga ana tjetër, Rusia paralajmëron se kundërshton çdo vendosje trupash perëndimore dhe kërkon të ketë të drejtë vetoje mbi mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Sergei Lavrov deklaroi se negociatat aktuale të NATO-s janë një “rrugë pa krye”, duke shtuar se Kremlini është i hapur për bisedime të reja, por vetëm nëse ato përgatiten me kujdes maksimal.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme