Bota 1 August 2025, 09:13 Nga VNA

BBC: Më shumë se 160 fëmijë të qëlluar në Gaza, shumica në kokë ose në kraharor

Ndaje në Whatsapp
BBC: Më shumë se 160 fëmijë të qëlluar në

Shërbimi Botëror i BBC ka rindërtuar historitë e dy vajzave të vogla, Layan al-Majdalawi, 2 vjeç, dhe Mira Tanboura, 6 vjeç, të cilat u vranë në Gaza në incidente të ndara në nëntor 2023, në zona ku po operonte Ushtria Izraelite (IDF).

Në reagim ndaj hetimit, IDF tha se rastet e Layan dhe Mira janë regjistruar dhe “do të shqyrtohen nga autoritetet kompetente”, duke shtuar se “dëmtimi i qëllimshëm i civilëve, veçanërisht fëmijëve, ndalohet rreptësisht”.

BBC thotë se ka dokumentuar mbi 160 raste fëmijësh të qëlluar gjatë luftës në Gaza. Në 95 prej tyre, plagët ishin në kokë ose në kraharor. Në 59 raste, janë mbledhur dëshmi nga dëshmitarë okularë ose organizata për të drejtat e njeriut e personel mjekësor. 57 prej fëmijëve, sipas këtyre dëshmive, u qëlluan nga forcat izraelite, ndërsa dy nga palestinezë – njëri në një të shtënë festive dhe tjetri gjatë një përplasjeje bandash.

Për 36 rastet e mbetura, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për shkak të ndalimit të gazetarëve të huaj për të hyrë në mënyrë të pavarur në Gaza dhe për shkak të shkatërrimeve masive.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i tha BBC-së se bota nuk mund ta pranojë si “normalitet të ri” një lloj lufte ku kaq shumë fëmijë qëllohen me armë zjarri.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme