Bota 6 January 2026, 13:34 Nga VNA

BBC: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

Ndaje në Whatsapp

BBC: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

Ambiciet e politikës së jashtme po i japin formë mandatit të dytë presidencial të Donal Trump.

Mandati i dytë i presidentit amerikan Donald Trump po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Republikani i vuri në jetë kërcënimet e lëshuara Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe bashkëshorten e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas, në një operacion dramatik të zhvilluar gjatë natës. Në sytë e analistëve, me këto veprime ai po rikthen Doktrinën Monroe të vitit 1823 dhe premtimet për epërsinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore. BBC liston disa nga paralajmërimet që ai ka bërë ndaj vendeve të tjera që duket se janë në shënjestrën e Uashingtonit:

Groenlanda

-SHBA-ja e ka tashmë një bazë ushtarake në Groenlandë atë Hapësinore Pituffik, por Trump duket se dëshiron të gjithë ishullin e madh arktik, që në fakt, është pjesë e mbretërisë daneze. “Na duhet Groenlanda nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se rajoni i pasur me minerale të rralla ishte “i mbuluar kudo me anije ruse dhe kineze”.

Kolumbia

Vetëm disa orë pas operacionit në Venezuelë, Trump paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro që të “ruajë veten”. Kolumbia njihet si nyje kyçe për tregtinë e drogës në rajon – veçanërisht kokainës, por fqinja perëndimore e Venezuelës, ka gjithashtu rezerva të mëdha nafte dhe është një prodhuese e rëndësishme e arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit. Historikisht, Kolumbia ka qenë një aleate e ngushtë e Uashingtonit në luftën kundër drogës, duke marrë qindra milionë dollarë çdo vit në ndihmë ushtarake për të luftuar kartelët.

Irani

Edhe pse është jashtë Doktrinës Donroe, Irani po përballet aktualisht me protesta masive kundër qeverisë dhe Trump paralajmëroi së fundi se autoritetet atje do të “goditeshin shumë fort” nëse do të vdisnin më shumë protestues të pafajshëm. “Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë fort nga Shtetet e Bashkuara,” u tha ai gazetarëve në Air Force One.

Meksika

Që prej ardhjes në pushtet për herë të parë në vitin 2016, Trump nisi thirrjet  për të “ndërtuar një mur” përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Në ditën e tij të parë pas rikthimit në detyrë në vitin 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”. Ai ka pretenduar shpesh se autoritetet meksikane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur rrjedhën e drogës dhe emigrantëve të paligjshëm drejt SHBA-së, dhe kërcënimet e tij ndaj vendit fqinj kanë qenë të hapura.

Kuba

Shteti ishullor, vetëm 145 km nga Florida, ka qenë nën sanksionet amerikane që nga fillimi i viteve 1960. Ai kishte marrëdhënie të ngushta me Venezuelën e Nicolás Maduro-s, e cila raportohet se garantonte rreth 30% të naftës së Kubës në këmbim të mjekëve dhe personelit shëndetësor. Me largimin e Maduro-s, Havana mund të përballet me vështirësi serioze nëse furnizimi me naftë ndërpritet. Trump sugjeroi të dielën se ndërhyrja ushtarake amerikane atje mund të mos ishte e nevojshme, sepse Kuba sipas tij, është gati të rrëzohet vetë.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme