Bota 20 November 2025, 16:38 Nga VNA

BBC: Kompanitë po heshtin për premtimet klimatike, por jo vetëm për shkak të Trump

Ndaje në Whatsapp
BBC: Kompanitë po heshtin për premtimet klimatike, por jo vetëm

Ndryshimet e mëdha të politikave mjedisore në SHBA dhe thirrjet e Donald Trump për “drill, baby drill” po paraqiten si arsyeja kryesore pse kompanitë po flasin më pak për angazhimet e tyre klimatike. Por ekspertët thonë se fenomeni është shumë më kompleks dhe ka nisur vite para zgjedhjeve të fundit amerikane. Aleanca e Bankave për Zero Neto humbi disa nga anëtarët kryesorë në fillim të vitit dhe më pas hoqi dorë nga objektivi për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C, para se të shpërbëhej tërësisht në tetor.

Shumë analiza e lidhën këtë me ndryshimet politike në Uashington, por trendi i “greenhushing” – pra heshtja e qëllimshme mbi politikat klimatike – është identifikuar që në vitin 2022 nga konsulenca zvicerane South Pole. Studimet e tyre tregojnë se një pjesë e madhe e kompanive vendosin objektiva të qarta, por shmangin publikimin e tyre për shkak të rregulloreve të ndërlikuara dhe frikës nga paditë. South Pole paralajmëron se kompanitë sot rrezikojnë të paditen si për mungesë komunikimi, ashtu edhe për deklarata të tepërta.

Ekspertët thonë se rritja e kontrollit publik ka shtyrë kompanitë të jenë më të kujdesshme dhe më të bazuara në prova, gjë që shihet pozitive, megjithëse disa po zgjedhin të heshtin krejtësisht. Ndërkohë, rreth gjysma e institucioneve financiare po planifikojnë të rrisin transparencën për strategjitë e tyre të karbonit zero. Studime të Harvardit tregojnë se shumica e kompanive globale nuk i kanë ulur angazhimet mjedisore pas zgjedhjeve të SHBA; përkundrazi, 32% i kanë përshpejtuar ato.

PwC raporton se gjithnjë e më shumë kompani të vogla po marrin angazhime klimatike dhe po i ruajnë politikat e qëndrueshmërisë edhe pas ndërrimit të drejtuesve, duke sugjeruar se këto objektiva po bëhen të qëndrueshme. Ndërkohë, frika nga akuzat për “greenwashing” mbetet arsye madhore pse disa biznese zgjedhin të mos flasin. Një studim në MB tregoi se hotelet shpesh shmangin publikimin e nismave të tyre mjedisore nga pasiguria dhe mungesa e të dhënave të sakta.

 


Ekspertët paralajmërojnë se “greenhushing” mund të dëmtojë transparencën dhe besimin publik, por trendi mbetet i ndërlikuar dhe nuk lidhet vetëm me politikën amerikane.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme