Bota 9 December 2025, 18:56 Nga VNA

Australi, ndalim historik i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Ndaje në Whatsapp

Australi, ndalim historik i rrjeteve sociale për fëmijët nën

Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur aksesin në rrjetet sociale, pas hyrjes në fuqi të një ndalimi historik, i pari i këtij lloji në botë. Ligji i ri detyron platforma si Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, TikTok, YouTube, Reddit, Twitch dhe të tjera që të zbatojnë kufizimin.

Prindërit dhe fëmijët nuk do të ndëshkohen për shkeljen e ndalimit, por kompanitë teknologjike përballen me gjoba që arrijnë deri në 49.5 milionë dollarë australianë për çdo shkelje.

Qeveria australiane thotë se masa synon mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtjet e dëmshme online, ndërsa kritikët paralajmërojnë se ndalimi mund të izolojë fëmijët më vulnerabël dhe t’i shtyjë drejt hapësirave të parregulluara të internetit.

Ky vendim po ndiqet me shumë vëmendje nga vendet e tjera, ndërsa ende nuk është e qartë se si do të matet suksesi i tij.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme