Bota 24 December 2025, 22:09 Nga VNA

Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, pasi Sadettin Saran, president i klubit turk Fenerbahçe dhe biznesmen i njohur, është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Stamboll, në kuadër të një hetimi në vazhdim për çështje që lidhen me drogën.

Lajmi u konfirmua nga Prokuroria e Qytetit të Stambollit, e cila bëri të ditur se Saran u ndalua nga ekipet e Gardës Provinciale pas paraqitjes së “provave shtesë” në dosjen hetimore. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, lehtësim të përdorimit të drogës dhe përdorim të saj.

Sipas autoriteteve, ekzaminimet e mëparshme forenzike kanë treguar se një mostër flokësh e Saran kishte rezultuar pozitive për substanca narkotike. Megjithatë, më herët ai kishte mohuar publikisht çdo përfshirje, duke deklaruar përmes rrjeteve sociale se nuk kishte përdorur kurrë drogë dhe se nuk ishte përballur asnjëherë nga afër me substanca të tilla.

Saran ishte thirrur për t’u marrë në pyetje ditën e premte, ndërsa në banesën e tij ishte kryer edhe një kontroll nga autoritetet. Gjatë seancës së marrjes në pyetje në Gjykatën e Stambollit, ai qëndroi rreth dy orë, përpara se të dërgohej në Këshillin e Mjekësisë Forenzike për marrjen e mostrave të gjakut dhe flokëve për analiza të mëtejshme.

Pas procedurave mjekoligjore, ai pritet të rikthehet në gjykatë për hapat e mëtejshëm ligjorë. Ndërkohë, hetimi në Stamboll ka çuar tashmë në arrestimin e disa personave të tjerë, mes tyre edhe redaktori Mehmet Akif Ersoy si dhe prezantuesja Ela Rumeysa Cebeci.

Prokurorët po hetojnë nëse Sadettin Saran ka pasur rol aktiv në përdorimin, lehtësimin apo furnizimin me lëndë narkotike. Saran është biznesmen turko-amerikan dhe pronar i grupit “Saran Holding”, i cili operon në sektorët e medias, mbrojtjes dhe aviacionit.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme