Bota 19 November 2025, 07:28 Nga VNA

Arabia Saudite 1 triliard investime në SHBA, Trump merr në mbrojtje princin e kurorës: Nuk dinte gjë për vdekjen e gazetarit

Ndaje në Whatsapp
Arabia Saudite 1 triliard investime në SHBA, Trump merr në mbrojtje

Princi i kurorës së Arabisë Saudite po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë ku ndër të tjera Presidenti Donald Trump tha se Arabia Saudite kishte rënë dakord të investonte 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, me princin e kurorës Mohammed bin Salman që premtoi të rrisë investimet në 1 triliard dollarë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Mohammed bin Salman nuk dinte asgjë për vrasjen në vitin 2018 të gazetarit Jamal Khashoggi nga agjentët sauditë, duke ofruar një mbrojtje të fortë për princin e kurorës saudit që ishte në vizitë, e cila binte ndesh me vlerësimin e agjencive amerikane të inteligjencës.

Debati mbi vrasjen e Khashoggit, një kolumnist i Washington Post dhe kritik me bazë në SHBA i udhëheqjes saudite, u rikthye sërish në Zyrën Ovale para kamerave, ndërsa sundimtari de facto i mbretërisë bëri vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë pas më shumë se shtatë vitesh, duke kërkuar të rehabilitojë më tej imazhin e tij global të dëmtuar nga incidenti.

Më vonë, Trump njoftoi se po e caktonte Arabinë Saudite si aleate kryesore jo-anëtare të NATO-s, dhe të dyja palët shpallën marrëveshje për shitje armësh, bashkëpunim bërthamor civil, inteligjencë artificiale dhe mineralesh.

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së konkluduan se bin Salman kishte aprovuar kapjen ose vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll. Princi i kurorës mohoi të kishte urdhëruar operacionin, por pranoi përgjegjësinë si sundimtari de facto i mbretërisë.

“Shumë njerëz nuk e pëlqenin atë zotërinë për të cilin po flisni, ju pëlqen apo s'ju pëlqen kjo,” u tha Trump gazetarëve, me bin Salman të ulur në krah të tij. “Ndodhën disa gjëra, por ai nuk dinte asgjë për këtë, dhe mund ta lëmë me kaq.”

Bin Salman tha se kishte qenë “e dhimbshme” të dëgjonte për vdekjen e Khashoggit, por se qeveria e tij “i kishte ndërmarrë të gjitha hapat e duhur të hetimit.” “Ne e kemi përmirësuar sistemin tonë për t’u siguruar që asgjë e tillë të mos ndodhë. Dhe është e dhimbshme dhe një gabim i madh,” u tha ai gazetarëve.

Trump, i cili qortoi gazetarin që bëri pyetjen për Khashoggin “për të turpëruar mysafirin tonë”, gjithashtu e lavdëroi princin e kurorës për punën “të jashtëzakonshme” në fushën e të drejtave të njeriut, por nuk dha detaje.

Pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Kreu i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, mori pjesë në një darkë zyrtare shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ku u shoqërua nga figura të njohura botërore, përfshirë Elon Musk, Cristiano Ronaldo dhe Tim Cook, në një aktivitet që theksoi thellësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe ndikimin gjithnjë e më të madh global të Mbretërisë.

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme