Bota 24 January 2026, 17:15 Nga VNA

Aplikacione ‘anti-SHBA’ në Danimarkë, thirrje për bojkot të produkteve amerikane

Ndaje në Whatsapp

Aplikacione ‘anti-SHBA’ në Danimarkë, thirrje për

Në vendet nordike, në krye të listës së aplikacioneve më të shkarkuara në App Store nuk është më ChatGPT, dhe as aplikacionet për gjurmimin e aurorave boreale, edhe pse ka nisur sezoni më i mirë për vëzhgimin e fenomenit mbresëlënës.

Në vend të tyre, qytetarët po shkarkojnë gjithnjë e më shumë aplikacione që shërbejnë për të identifikuar dhe bojkotuari produktet me origjinë amerikane. Shkak për këtë trend është bërë retorika e vazhdueshme e presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Në këtë mënyrë, qytetarët danezë kanë nisur një formë rezistence ekonomike. Sipas të dhënave të publikuara nga portali 9to5Mac, aplikacioni UdenUsa, që do të thotë “Pa SHBA”, është ngjitur brenda pak ditësh në vendin e parë në App Store në Danimarkë. Më 9 janar, ai renditej në vendin e 441-të. Edhe aplikacioni Made O’Meter ka hyrë këtë javë në top 5.

Rritja e shkarkimeve është regjistruar si në pajisjet iOS, ashtu edhe në Android, dhe fenomeni nuk kufizohet vetëm në Danimarkë, por shtrihet edhe në Norvegji, Suedi dhe Islandë. Aplikacioni UdenUsa synon t’u ofrojë konsumatorëve transparencë mbi origjinën e produkteve dhe mundësinë për të shmangur markat në pronësi amerikane. Përdoruesit skanojnë kodin e barkodit të produktit dhe aplikacioni tregon origjinën dhe zinxhirin e furnizimit.

Nëse produkti lidhet me SHBA-në, sugjerohet një alternativë vendase. Pavarësisht nismës, ekspertët vlerësojnë se ndikimi real ekonomik i këtyre aplikacioneve është i kufizuar, pasi produktet amerikane përbëjnë vetëm rreth 1% të shitjeve totale në Danimarkë. Studiuesi i sjelljes, Pelle Guldborg Hansen nga Universiteti i Roskilde-s, tha se aplikacionet janë më shumë një reagim emocional dhe shoqëror ndaj deklaratave të Trump, sesa një efekt real i një bojkoti masiv.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme