Bota 16 January 2026, 17:23 Nga VNA

Ambasada shqiptare konfirmon lirimin e një shtetasi shqiptar të akuzuar për komplot ndaj Maduro-s

Ndaje në Whatsapp

Ambasada shqiptare konfirmon lirimin e një shtetasi shqiptar të

Pas raportimeve në mediat çeke se disa të burgosur të akuzuar për komplot për vrasjen e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro janë liruar, është mësuar edhe identiteti i njërit prej tyre, i cili është shtetas shqiptar.

Ambasada shqiptare në Brazil ka konfirmuar se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar me inicialet J.N., i cili pas lirimit ndodhet aktualisht pranë Kryqit të Kuq në Venezuelë, në pritje të marrjes së autorizimit për t’u kthyer në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësia diplomatike shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe po ndjek procedurat për lejen e udhëtimit të shtetasit shqiptar drejt vendit.

Ambasada ka bërë të ditur gjithashtu se është në komunikim me familjarët e J.N., të cilët kanë arritur të flasin telefonikisht me të pas lirimit të tij.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme