Bota 30 Dhjetor 2025, 17:16 Nga VNA

Akuza për “terrorizëm shtetëror” hakmarrjeje: Moska pretendon sulm ndaj rezidencës së Putinit, Kievi e quan trillim për të zgjatur luftën

Ndaje në Whatsapp

Akuza për “terrorizëm shtetëror” hakmarrjeje: Moska

MOSKË, 30 dhjetor (Reuters) – Moska ka akuzuar Kievin se ka tentuar të godasë një rezidencë presidenciale në veri të Rusisë, një pretendim që udhëheqësit ukrainas e kanë hedhur poshtë si një gënjeshtër të fabrikuar, e cila synon t’i japë Kremlinit justifikim për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të hënën se Ukraina kishte sulmuar gjatë natës një rezidencë presidenciale në rajonin e Novgorodit me 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi dhe se Rusia do të hakmerret. Ai tha se nga sulmi nuk pati të lënduar dhe se, ndonëse Moska nuk po heq dorë nga bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, pozicioni i saj negociues po rishikohet pas këtij incidenti, të cilin e cilësoi si “terrorizëm shtetëror”. Lavrov nuk paraqiti asnjë provë për akuzat dhe shtoi se Rusia i ka identifikuar tashmë objektivat në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i hodhi poshtë pretendimet ruse si “një tjetër raund gënjeshtrash”, të destinuara për të justifikuar sulme të reja ndaj Ukrainës dhe për të zgjatur luftën që prej shkurtit 2022, kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e trupave ruse në Ukrainë. “Kjo histori e pretenduar për ‘goditjen e rezidencës’ është një trillim i plotë, i krijuar për të justifikuar sulme të tjera kundër Ukrainës, përfshirë Kievin, si edhe refuzimin e vetë Rusisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës. Gënjeshtra tipike ruse”, deklaroi Zelenskiy.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, u bëri thirrje të hënën liderëve botërorë të dënojnë Rusinë për këto akuza dhe shtoi të martën se, edhe pas kalimit të gati një dite, Moska nuk ka paraqitur asnjë provë të besueshme. “Dhe nuk do ta bëjë, sepse nuk ka asnjë. Një sulm i tillë nuk ka ndodhur”, tha ai. Rusia, ndërkohë, ka kryer shpesh sulme pothuajse të përditshme ndaj Ukrainës, duke lëshuar qindra dronë dhe duke qëlluar me raketa.

Rezidenca për të cilën flet Moska është ajo e Valdait, e njohur edhe si “Uzhin” ose “Dolgiye Borody”, një kompleks i ruajtur fort në brigjet e Liqenit Valdai, rreth 360 kilometra në veri të Moskës. Nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në momentin e sulmit të pretenduar, por ai zhvilloi takime të shtunën dhe të hënën në Kremlin. Putini nuk ka komentuar publikisht mbi situatën, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se, në dritën e zhvillimeve të fundit, detaje të tilla nuk duhet të bëhen publike. Pak para se Lavrov të publikonte deklaratën e tij, Putini zhvilloi një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov, drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Alexander Bortnikov dhe gjeneralë të lartë për luftën në Ukrainë, pa përmendur ndonjë sulm ukrainas me dron ndaj rezidencës.

Sipas Reuters, Putini e informoi presidentin amerikan Donald Trump për incidentin të hënën. “Nuk më pëlqen. Nuk është mirë”, u tha Trump gazetarëve. “Është një gjë të jesh ofensiv. Është tjetër gjë të sulmosh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për të bërë asgjë të tillë. Për këtë mësova sot nga presidenti Putin dhe u zemërova shumë.”

Video

Një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit ka shkaktuar vdekjen e një fëmije rreth 1 vjeç. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në spital, në gjendje të qëndrueshme dhe nën monitorim. Sipas mjekëve, fëmija që humbi jetën u dërgua në emergjencë pa shenja jete, ndërsa tre të tjerët kishin intoksikim nga tymi. Policia njoftoi se zjarri është lokalizuar dhe se hetimet janë në zhvillim; dyshimet fillestare janë se shkaku mund të ketë qenë energjia elektrike. Dëshmitarët thanë se zjarri përfshiu shpejt një shtëpi të vjetër prej druri. Fqinjët arritën të nxjerrin tre fëmijë, por nuk patën mundësi të shpëtonin të katërtin për shkak të flakëve të forta. Zjarrfikësit dhe policia reaguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kjo video u sponsorizua nga Vinoteka Agasi

Ç’janë këto fjalë të huaja?! Ku është parë të japësh dorëheqje në Shqipëri për korrupsion?

Një nga gënjeshtrat më të shëmtuara të vitit që lamë pas është ajo që rëndon mbi më të pambrojturit: të sëmurët që marrin shërbimin e kimioterapisë. Evis Sala, ministrja e re, teksa inauguronte një sallë të rikonstruktuar, harroi se pllakat e reja dhe ndriçimi artificial nuk mund të fshehin dot realitetin e rëndë të mungesës së medikamenteve dhe trajtimit çnjerëzor që u ofrohet pacientëve në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme