Bota 24 October 2025, 08:41 Nga VNA

“Ajo që po ndodh në Gaza është një emergjencë ndërkombëtare”/ Mjekët në Gaza, vështirësi për autopsinë e trupave të pengjeve të liruar nga Izraeli

Ndaje në Whatsapp
“Ajo që po ndodh në Gaza është një
Gaza, Palestine

Në një dhomë të vetme të improvizuar në spitalin Nasser të Gazës, pa laboratorë për analiza ADN-je apo njësi të ftohta magazinimi, ekipi i mjekësisë ligjore po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme: identifikimin dhe ekzaminimin e trupave të kthyer nga Izraeli pas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë 11 ditëve të fundit, 195 trupa janë kthyer në Gaza në këmbim të 13 pengjeve izraelite, sipas autoriteteve lokale.
Fotografitë e publikuara nga autoritetet mjekësore tregojnë trupa të dekompozuar rëndë, shumë prej tyre me duart e lidhura pas shpine, sy të mbuluar dhe shenja të dukshme dhune.

Sipas Dr. Ahmed Dheir, drejtues i njësisë mjeko-ligjore në spitalin Nasser, mungesa e pajisjeve e bën thuajse të pamundur kryerjen e autopsive.

“Trupat mbërrijnë të ngrirë dhe kur përpiqemi t’i shkrimë, procesi i dekompozimit fillon menjëherë. Në këto kushte, mund të dokumentojmë vetëm gjendjen e tyre pa mundur të përcaktojmë shkakun e saktë të vdekjes”, tha ai.

Një tjetër anëtar i ekipit, Dr. Alaa al-Astal, tha se shumë trupa mbërrijnë me shenja të forta torture, përfshirë mavijosje, shenja presioni në kyçe dhe pëlhura të lidhura rreth qafës.

“Pati raste ku qarkullimi i gjakut ishte ndërprerë për shkak të shtrëngimit të lidhëseve. Disa trupa kishin brazda të thella rreth syve dhe qafës,” shtoi ai.

“Ajo që po ndodh në Gaza është një
Gaza

Sameh Yassin Hamad, përfaqësues i komitetit të udhëhequr nga Hamasi për marrjen e trupave, tha se disa prej viktimave kishin plagë thike dhe shenja rrahjeje të rënda.

Ekspertë të pavarur mjeko-ligjorë, përfshirë profesorin kanadez Michael Pollanen, thanë për BBC se imazhet e trupave ngrejnë “pyetje serioze” për trajtimin e tyre, por pa autopsi të plota është e pamundur të përcaktohet nëse bëhet fjalë për torturë apo abuzim pas vdekjes.

“Ajo që po ndodh në Gaza është një emergjencë ndërkombëtare mjeko-ligjore”, theksoi Pollanen.

Ushtria izraelite, e pyetur për këto pretendime, deklaroi se “vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Megjithatë, mjekët në Gaza thonë se pozicioni i lidhjes së trupave dhe shenjat fizike sugjerojnë se disa prej tyre kanë vdekur ndërsa ishin të lidhur, duke e quajtur këtë një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme