Bota 24 January 2026, 20:54 Nga VNA

Agjentë federalë vrasin një 37-vjeçar në Minneapolis, mes operacioneve të Trump për emigracionin

Ndaje në Whatsapp

Agjentë federalë vrasin një 37-vjeçar në Minneapolis,

Agjentë federalë qëlluan për vdekje një burrë në Minneapolis të shtunën, në incidentin e dytë fatal këtë muaj që përfshin forca federale gjatë shtimit të operacioneve për zbatimin e ligjit të emigracionit në këtë qytet të veriut të SHBA-së.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi se agjentë të Patrullës Kufitare hapën zjarr në vetëmbrojtje ndaj një burri që iu afrua me një armë zjarri dhe dy karikatorë.

Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, tha se viktima ishte një banor 37-vjeçar i qytetit dhe besohet të ketë qenë shtetas amerikan. Ai nuk publikoi emrin e tij, duke shtuar se burri ishte pronar i ligjshëm i armës dhe nuk kishte precedent penal.

Video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe është transmetuar nga mediat televizive tregon persona me maska dhe jelekë taktikë duke u përleshur me burrin në një rrugë të mbuluar me borë, përpara se të dëgjohen të shtënat. Në pamje të tjera, agjentët e emigracionit shihen duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë gjithnjë e më të madhe kalimtarësh.

Agjentë federalë vrasin një 37-vjeçar në Minneapolis,

Thirrje për ndalimin e operacioneve federale

Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve të administratës Trump për emigracionin në shtet.

“Sa banorë të tjerë, sa amerikanë të tjerë duhet të vdesin ose të lëndohen rëndë që ky operacion të ndalet?” tha ai gjatë një konference për shtyp.

Edhe guvernatori i shtetit dhe dy senatorë amerikanë i bënë thirrje agjentëve federalë të largohen nga zona. Sipas Reuters, Trump është informuar për incidentin.

O’Hara e cilësoi situatën në vendngjarje si “shumë të paqëndrueshme” dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën. “Ju lutem, mos e shkatërroni qytetin tonë,” tha ai.

Instituti i Artit në Minneapolis njoftoi se mbylli aktivitetin për ditën për arsye sigurie.

Ngjarja vjen një ditë pasi mbi 10 mijë persona dolën në rrugë për të protestuar kundër pranisë së rreth 3,000 agjentëve federalë të dërguar në shtet me urdhër të Trump. Banorët janë zemëruar nga një sërë incidentesh të fundit, përfshirë vrasjen e shtetases amerikane Renee Good, ndalimin e një qytetari amerikan të marrë nga shtëpia e tij dhe ndalimin e fëmijëve të shkollës, përfshirë një djalë 5-vjeçar.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme