Bota 7 January 2026, 19:58 Nga VNA

Agjent i emigracionit në SHBA vret një drejtues mjeti në Minneapolis. Protesta dhe përplasje në rrugë

Ndaje në Whatsapp
Agjent i emigracionit në SHBA vret një drejtues mjeti në

Një agjent amerikan i emigracionit ka qëlluar për vdekje një drejtues mjeti në Minneapolis, në mes të një vale të shtuar operacionesh kundër emigrantëve, njoftuan autoritetet lokale dhe federale. Ngjarja është incidenti i fundit i dhunshëm në kuadër të goditjes mbarëkombëtare ndaj emigrantëve gjatë presidencës së Donald Trump.

Pas të shtënave, protesta shpërthyen pranë vendit të ngjarjes, ku disa protestues u përballën me agjentë federalë të armatosur rëndë dhe me maska gazi, të cilët përdorën municione kimike për t’i shpërndarë.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, agjenti i ICE hapi zjarr pasi, sipas versionit zyrtar, një “protestues i dhunshëm” tentoi të përplaste automjetin mbi oficerët e emigracionit. “Personi i dyshuar u godit dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi zëdhënësja Tricia McLaughlin, duke shtuar se oficerët e plagosur pritet të shërohen plotësisht. Detajet e sakta të incidentit ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, fajësoi drejtpërdrejt administratën Trump për përshkallëzimin e tensioneve. “Prania e agjentëve federalë të emigracionit po shkakton kaos në qytetin tonë. Ne kërkojmë që ICE të largohet menjëherë. Qëndrojmë fort në krah të komuniteteve tona emigrante dhe refugjate”, shkroi Frey.

Administrata Trump ka dërguar agjentë federalë të emigracionit në disa qytete të drejtuara nga demokratët gjatë vitit të parë të mandatit, duke shkaktuar reagime të forta. Në javët e fundit, operacionet në Minneapolis janë intensifikuar pas akuzave për mashtrim ndaj emigrantëve somalezë, të cilët Trump i ka cilësuar me gjuhë fyese.

Në vendngjarje u pa një automjet tip SUV i errët, me një vrimë plumbi në xhamin e përparmë dhe gjak në sedilje, i përplasur me një shtyllë në një rrugë të mbuluar nga bora. Banorë të zonës raportuan skena paniku dhe zemërimi, ndërsa ngjarja ka rritur më tej tensionet rreth politikave të emigracionit në SHBA.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme