Bota 27 March 2026, 08:20 Nga VNA

A duhet të vazhdojë lufta me Iranin? Senatorja republikane kërkon votim historik në Kongres

Ndaje në Whatsapp
A duhet të vazhdojë lufta me Iranin? Senatorja republikane kërkon

Senatorja republikane nga Alaska, Lisa Murkowski, po përgatit një projekt-ligj që do ta detyronte Kongresin amerikan të votojë për herë të parë nëse duhet të autorizohet zyrtarisht lufta kundër Iranit.

Nisma synon të vendosë kufij dhe qartësi për operacionet ushtarake, pasi administrata e presidentit Donald Trump është kritikuar se ka mbajtur Kongresin jashtë vendimmarrjes dhe nuk ka dhënë detaje për objektivat, koston dhe kohëzgjatjen e konfliktit.

Murkowski po punon me një grup senatorësh për një autorizim formal të përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit, por rezoluta ende nuk është paraqitur zyrtarisht. Nëse depozitohet, ajo do të duhet të votohet shpejt në të dyja dhomat e Kongresit dhe pritet të shkaktojë debat të fortë politik, sidomos në prag të zgjedhjeve të ndërmjetme.

Lufta, që nisi më 28 shkurt me sulme të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, ka ngritur shqetësime në rritje mes disa republikanëve në Kongres për mungesën e informacionit mbi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore dhe kostot e përgjithshme të operacionit.

Sipas ligjit amerikan për kompetencat e luftës të vitit 1973, Kongresi duhet të shqyrtojë dhe të votojë për autorizime të tilla brenda pak ditësh nga paraqitja e tyre. Megjithatë, meqë Kongresi pritet të hyjë në pushim dyjavor, çdo votim i mundshëm ka gjasa të ndodhë pas rikthimit të ligjvënësve.

Deri tani republikanët në përgjithësi kanë bllokuar përpjekjet e demokratëve për të kufizuar autoritetin e presidentit në këtë konflikt. Por një votim për autorizimin e luftës do t’i detyronte ligjvënësit të shprehen qartë nëse e mbështesin apo jo vazhdimin e operacionit ushtarak.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme