Bota 26 October 2025, 20:54 Nga VNA

A do të takohen sërish Trump dhe Putin? Lavrov: Samiti në Budapest do të varet nga pala amerikane

Ndaje në Whatsapp
A do të takohen sërish Trump dhe Putin? Lavrov: Samiti në

Perspektivat për mbajtjen e një samiti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në Budapest do të varen nga pala amerikane, e cila ka qenë nismëtare e kësaj ideje. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, duke sqaruar situatën rreth mundësisë së takimit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

“Presidenti Trump i sugjeroi Presidentit Putin të takoheshin në Budapest. Presidenti Putin tha: ‘Po, le të fillojmë punën përgatitore’,” u shpreh Lavrov.

Sipas tij, iniciativa për takimin erdhi nga Uashingtoni, dhe pala ruse u përgjigj pozitivisht ndaj ftesës. “Pra, iniciativa ekziston dhe ne jemi njerëz të sjellshëm. Dhe kur ftohemi, themi ‘po, le të biem dakord si, ku dhe kur’. Dhe pastaj kjo ftesë anulohet, siç tha Presidenti Trump dje në Shtëpinë e Bardhë. Më vonë ata thanë se ‘anulo’ do të thotë ‘shtyj’. Varet nga ata që e iniciuan procesin,” theksoi shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov bëri të ditur gjithashtu se, megjithëse nuk është ftuar personalisht në takim, ai ka zhvilluar një “bisedë të mirë” me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Iniciativa ishte nga ana e Shteteve të Bashkuara,” deklaroi ai. “Siç thashë, dëgjova se Departamenti i Shtetit lëshoi një komunikatë ku thuhej se ishte një bisedë telefonike e mirë dhe produktive midis Rubios dhe Lavrovit. Dhe ishte aq e mirë sa për momentin, nuk kemi nevojë për takime.”

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin u tha gazetarëve më 23 tetor se samiti ruso-amerikan në Budapest nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë për një moment më të përshtatshëm.

Në këtë mënyrë, mbetet e paqartë nëse dhe kur do të zhvillohet takimi i shumëpërfolur midis dy liderëve botërorë, ndërsa vendimi përfundimtar duket se do të varet nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme