Bota 25 March 2026, 14:42 Nga VNA

13-vjeçari godet me thikë mësuesen në një shkollë në Itali, në bluzë kishte shkruar “Hakmarrje”

Ndaje në Whatsapp

13-vjeçari godet me thikë mësuesen në një

Një mësuese 57-vjeçare është plagosur rëndë me thikë nga një nxënës 13-vjeçar në një shkollë në Trescore Balneario, në provincën e Bergamos në Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës 08:00, në institutin “Leonardo Da Vinci”, përpara nisjes së mësimit. Mësuesja e frëngjishtes, Chiara Mocchi, u sulmua në korridorin e shkollës nga nxënësi i klasës së tretë të mesme të ulët.

Sipas mediave italiane, adoleshenti ishte veshur me pantallona kamuflazhi dhe një bluzë të bardhë ku me të kuqe ishte shkruar fjala “Vendetta” (Hakmarrje). Ai e goditi mësuesen disa herë me thikë në qafë dhe në bark, duke e plagosur rëndë.

Tre nxënës të tjerë që ndodheshin aty pranë kanë qenë dëshmitarë të sulmit dhe janë marrë në ndihmë nga psikologët.

Mësuesja u transportua me helikopter drejt spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo, ku iu nënshtrua një operacioni që zgjati mbi dy orë. Autoritetet konfirmuan se ajo ndodhet në reanimacion, por nuk është në rrezik për jetën.

Adoleshenti u neutralizua menjëherë nga një mësues dhe dy punonjës të shkollës, të cilët e mbajtën të bllokuar deri në mbërritjen e karabinierëve. Mësohet se përveç thikës, ai kishte me vete edhe një pistoletë imituese.

Policia po heton për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa vendimi për masat ndaj të miturit pritet nga prokuroria për të mitur.

Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, e cilësoi ngjarjen “shumë të rëndë” dhe deklaroi se është e nevojshme miratimi i rregullave më të ashpra për të luftuar kriminalitetin tek të rinjtë dhe përhapjen e armëve të improvizuara mes tyre.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme