Bota 26 December 2025, 14:47 Nga VNA

Sulm me bomb në një xhami në Siri, raportohet për 12 të vrarë dhe 25 të plagosur

Ndaje në Whatsapp

Sulm me bomb në një xhami në Siri, raportohet për 12 të

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ndaj xhamisë Imam Ali ibn Abi Talib në qytetin sirian të Homsit, gjatë namazit të së premtes. Imazhet e publikuara nga agjencia shtetërore SANA tregojnë gjurmë gjaku në qilimat e xhamisë, dritare të thyera dhe dëme nga zjarri. Xhamia ndodhet në lagjen Wad al-Dhahab, një zonë kryesisht alevite.

SANA, duke cituar një burim sigurie, raportoi se hetimet paraprake tregojnë se brenda xhamisë janë vendosur pajisje shpërthyese. Autoritetet siriane kanë vendosur një kordon sigurie rreth objektit dhe po kërkojnë përgjegjësit për sulmin. Ngjarja vjen në një periudhë të tensioneve të rritura sektare dhe politike në vend.

Siria ka përjetuar valë të përsëritura përleshjesh sektare që nga përmbysja e Presidentit Bashar al-Assad vitin e kaluar, ndërsa luftimet e mëdha janë qetësuar, por destabiliteti vazhdon për shkak të përçarjeve etnike dhe politike. Sulmet e fundit përforcojnë shqetësimet mbi sigurinë e komuniteteve fetare dhe situatën humanitare në vend.

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme