Bota 7 December 2025, 11:00 Nga VNA

Sulm i rëndë në Thasos: Shqiptarja 50-vjeçare goditet me thikë nga ish-bashkëshorti, 55-vjeçari arrestohet

Ndaje në Whatsapp
Sulm i rëndë në Thasos: Shqiptarja 50-vjeçare goditet me

Një grua 50-vjeçare shqiptare ka përfunduar në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës, në ishullin grek të Thasos. Ngjarja e rëndë ndodhi sapo gruaja doli nga një supermarket, moment kur 55-vjeçari e goditi me thikë në fytyrë dhe kokë, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pamjet e pasojës së sulmit janë tronditëse, teksa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin në zonë nxitojnë të ndërhyjnë për ta ndihmuar.

Sipas një dëshmitareje, autori kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt ishullit dhe ishte prezantuar para banorëve si vëllai i viktimës, duke mësuar kështu vendndodhjen e saj. “Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, tregon dëshmitarja.

55-vjeçari u arrestua nga policia greke, ndërsa iu sekuestruan një thikë dhe një kaçavidë. Viktima ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Autoritetet po hetojnë motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme