lBarcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili konsiderohet prioriteti kryesor i klubit katalanas për repartin ofensiv.
Sipas gazetarit Ruben Uria, drejtuesit e Barcelonës i kanë propozuar Atletico Madridit një marrëveshje prej 70 milionë eurosh plus kartonin e Ferran Torres. Megjithatë, oferta është refuzuar menjëherë nga klubi madrilen, që e konsideron të pamjaftueshme për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas.
Edhe pse Atletico ka shfaqur interes prej kohësh për Ferran Torresin, vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Sulmuesi spanjoll synon të vazhdojë karrierën te gjiganti katalanas, pavarësisht faktit se kontrata e tij po hyn në vitin e fundit.
Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet të tërhiqet nga gara për transferimin e Alvarezit.
Mediat spanjolle raportojnë se edhe vetë sulmuesi argjentinas është i hapur për një transferim në “Camp Nou” dhe dëshiron t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.






















