Sport 21 May 2026, 18:52 Nga VNA

Ancelotti vendos rregulla të rrepta për Neymarin në grumbullimin e Brazilit

Ndaje në Whatsapp
Ancelotti vendos rregulla të rrepta për Neymarin në grumbullimin

Neymar Jr ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Brazilit, për Kupën e Botës. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, raportohet se ka vendosur një sërë rregullash disiplinore për sulmuesin e Neymar Jr., i cili aktualisht aktivizohet te Santos.

Sipas mediave ndërkombëtare, vendimi i Ancelottit synon të vendosë ekuilibër të fortë brenda skuadrës dhe të menaxhojë rikthimin e Neymarit në nivelin më të lartë të futbollit konkurrues.

Rregulli i parë, sipas raportimeve, është se Neymarit nuk do t’i garantohet automatikisht vendi i titullarit dhe as shiriti i kapitenit, duke theksuar se formacioni do të varet tërësisht nga forma dhe performanca.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale dhe angazhimin mediatik, ku trajneri italian kërkon që sulmuesi brazilian të reduktojë ndjeshëm aktivitetin jashtë fushës.

Rregulli i tretë lidhet me disiplinën jashtë fushës, ku Ancelotti kërkon që Neymar të kufizojë disa nga liritë e tij personale gjatë grumbullimeve dhe turneve zyrtare, për të ruajtur fokusin maksimal sportiv.

Ky qëndrim vjen në një periudhë ku Neymar është përballur shpesh me dëmtime serioze gjatë viteve të fundit, përfshirë probleme të përsëritura fizike që kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij në nivel klubesh dhe kombëtareje.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme