Sociale 5 June 2026, 08:46 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Ndaje në Whatsapp

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri, në Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëri prej mjeteve, me targa AA 246 RC, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër, një Audi me targa AB 558 XR, ka pësuar dëmtime të shumta.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe menaxhimin e situatës.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme