Sociale 29 May 2026, 15:35 Nga VNA

A po përdoret debati për terapinë hormonale për të larguar vëmendjen nga kriza e shëndetësisë?

Ndaje në Whatsapp
A po përdoret debati për terapinë hormonale për të

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, doli këtë të premte në mbrojtje të udhëzuesit për terapinë hormonale, pas polemikave të forta që kanë shoqëruar dokumentin e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, dokumenti është një udhëzues orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. Tomini theksoi se ai është hartuar mbi bazën e praktikave ndërkombëtare, nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale.

Megjithatë, debati publik është ndezur që prej publikimit të dokumentit, i cili hap rrugën për ofrimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor dhe parashikon mundësinë e trajtimit edhe për adoleshentët mbi 16 vjeç në raste të caktuara.

Kundërshtarët e udhëzuesit e kanë përqendruar reagimin e tyre pothuajse tërësisht te aspekti gjinor i çështjes, duke e kthyer debatin në një përplasje ideologjike mbi identitetin gjinor, rolin e shtetit dhe kufijtë e ndërhyrjes mjekësore.

Por pikërisht këtu lind një pyetje tjetër. Në një kohë kur sistemi shëndetësor shqiptar përballet me mungesë mjekësh, largim masiv të personelit, mungesa ilaçesh, lista pritjeje dhe probleme të vazhdueshme në spitalet publike, si përfundoi debati kombëtar te terapia hormonale?

Reagimet kundër udhëzuesit janë përqendruar pothuajse tërësisht te dimensioni gjinor i çështjes. Por pikërisht kjo mund të jetë fitorja më e madhe e këtij debati. Në kushtet ku ndodhet shëndetësia shqiptare, ku shpesh mungojnë edhe shërbimet dhe elementët më bazikë, terapia hormonale është një “mollë e ndaluar” ideale për të ndezur debat, për të prodhuar përplasje ideologjike dhe për të tërhequr vëmendjen publike. Ndërsa palët përplasen për identitetin gjinor dhe terapitë hormonale, jashtë fokusit mbeten problemet kronike të sistemit: mungesa e mjekëve, largimi i personelit, mungesat në spitale dhe vështirësitë e përditshme të pacientëve. Në fund, ky debat mund të mbahet mend më shumë për zhurmën që krijoi sesa për ndonjë zgjidhje që solli për shëndetësinë shqiptare.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme