Lifestyle 1 September 2026, 22:35 Nga VNA

Vajza e Brigitte Macron konfirmon lidhjen me 22-vjeçarin, çifti ka 20 vite diferencë në moshë

Ndaje në Whatsapp
Vajza e Brigitte Macron konfirmon lidhjen me 22-vjeçarin, çifti ka

Tiphaine Auzière, vajza 42-vjeçare e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, ka bërë publike lidhjen e saj me Antoine Lecomte, një student 22-vjeçar i një shkolle biznesi në Francë.

Çifti ka ndarë në rrjetet sociale momente nga një udhëtim i përbashkët në Amsterdam, duke konfirmuar kështu raportimet që kishin qarkulluar prej disa javësh për marrëdhënien e tyre.

Në fotografitë dhe videot e publikuara, Auzière dhe Lecomte shfaqen duke vizituar qytetin dhe ekspozita të ndryshme. Sipas raportimeve të mediave franceze, ata udhëtuan drejt Holandës me një furgon dhe qëndruan në hotelin Faralda në Amsterdam.

Diferenca prej 20 vitesh në moshë mes tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave franceze, të cilat kanë bërë paralelizma edhe me historinë personale të Brigitte dhe Emmanuel Macron, të cilët gjithashtu kanë një diferencë të konsiderueshme në moshë.

Sipas raportimeve, Auzière dhe Lecomte janë njohur gjatë verës në Le Touquet, një destinacion bregdetar në Francë i frekuentuar prej vitesh nga familja Macron.

Lecomte është nga Lille dhe, krahas studimeve, merret me sporte ujore dhe sipërmarrje në këtë sektor. Mediat franceze raportojnë se çifti ndan interesa të përbashkëta për udhëtimet, sportin dhe sipërmarrjen.

Raportohet gjithashtu se Brigitte Macron e ka mirëpritur marrëdhënien e re të vajzës së saj. Sipas revistës franceze Gala, për Zonjën e Parë rëndësi ka që vajza e saj të jetë e lumtur.

Auzière është nënë e dy fëmijëve nga marrëdhënia e saj e mëparshme. Ajo është juriste e specializuar në të drejtën e punës dhe autore. Në vitin 2024 publikoi romanin e saj të parë, “Assises”.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme