Sport 29 August 2025, 13:37 Nga VNA

Zyrtare: Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe pas eleminimit nga Champions League

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare: Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe pas eleminimit nga

José Mourinho nuk është më trajneri i Fenerbahçes. Klubi turk ka konfirmuar sot largimin e teknikut portugez, pas një bashkëpunimi që nisi në fillim të sezonit 2024–2025.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet:

"Jemi ndarë me José Mourinhon, trajnerin e skuadrës sonë të parë të futbollit. E falënderojmë për përkushtimin e treguar ndaj ekipit tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme."

Largimi i Mourinhos vjen pas eliminimit të dhimbshëm të Fenerbahçes nga play-off-i i Ligës së Kampionëve kundër Benficës, një disfatë që rezultoi fatale për të ardhmen e tij në stolin e klubit nga Stambolli.

Mourinho, i cili mori drejtimin e Fenerbahçes me synimin për ta rikthyer klubin në elitën evropiane, nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, pavarësisht entuziazmit që shoqëroi emërimin e tij.

E ardhmja e trajnerit të njohur mbetet e paqartë, por mediat evropiane tashmë flasin për interesim nga disa klube të mëdha që mund ta rikthejnë në skenën e futbollit elitar.

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme