Sport 3 August 2025, 19:54 Nga VNA

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë
 

Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të hapur urrejtjeje ndaj shqiptarëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit, mes përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në qytetin Kumanovë.

Ngjarja ka marrë përmasa skandaloze për shkak të pranisë së drejtuesve më të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç, të cilët nuk reaguan ndaj thirrjeve të turpshme të publikut. Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve në tribunë lëshuan kore të hapura anti-shqiptare, që u dëgjuan qartë në ambientet sportive dhe u raportuan gjerësisht nga mediat lokale.

“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, ishte një nga refrenët që u brohorit në kor, në prani të autoriteteve shtetërore. Skandali nuk përfundoi aty. Më tej, u dëgjuan edhe thirrje skajshmërisht të rënda dhe të dënueshme si:“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke rikthyer në kujtesë retorikën më të errët të urrejtjes dhe fashizmit në historinë e Evropës.

Incidenti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe figura publike shqiptare kanë dënuar ashpër ngjarjen, ndërsa pritet që komuniteti shqiptar në Maqedoni, por edhe faktorë ndërkombëtarë dhe organizata për të drejtat e njeriut, të kërkojnë sqarime të menjëhershme dhe masa konkrete ndaj tolerimit të gjuhës së urrejtjes në një aktivitet zyrtar sportiv.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme