Sport 2 November 2025, 11:41 Nga VNA

Skandal në futbollin maqedonas/ Huliganët në Prilep thirrje raciste ndaj shqiptarëve, sulmojnë ekipin e KF Shkëndija 77

Ndaje në Whatsapp
Skandal në futbollin maqedonas/ Huliganët në Prilep thirrje
Huliganët duke sulmuar futbollistët në dhomat e zhveshjes

Në stadiumin e qytetit Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija Haraçinë 77, u shënuan një sërë incidentesh të rëndë me karakter racor dhe nacionalist të cilat kanë tronditur ambientin sportiv dhe komunitetin.

Tifozët vendas, sipas raportimeve, brohoritën fraza të papranueshme për lojtarët shqiptarë të skuadrës mysafire, përfshirë shprehje si “dhomë gazi për shqiptarët” dhe fyerje me përmbajtje raciste si “majmunë”.

Përveç fyerjeve, raportohet edhe për përpjekje për të hyrë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Shkëndijës pas përfundimit të ndeshjes, çka përforcon faktin se situata kaloi përtej rivalitetit të zakonshëm sportiv.

Pas ndeshjes KF Shkëndija 77 ka dalë me reagim zyrtar, duke dënuar ashpër sjelljet e tifozëve të Pobedës.

“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli”, thuhet në reagimin e klubit.

Nga klubi theksojnë se fyerjet racore dhe provokimet nuk mund të justifikohen me asgjë:

“Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë.”

KF Shkëndija 77 kërkon nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të reagojë menjëherë dhe të marrë masa konkrete kundër organizatorëve të ndeshjes.

“Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e klubit.

Ndeshja përfundoi me fitoren e KF Shkëndija Haraçinë 77 me rezultatin 1–0, por atmosfera në stadium ishte tej normave të sportit të rregullt.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme