Sport 7 September 2025, 18:14 Nga VNA

Shqipëria përballë Letonisë, një gjyqtar nga Polonia ndan drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria përballë Letonisë, një gjyqtar nga Polonia

Shqipëria do të përballet me Letoninë të martën në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Gjatë kësaj sfide, drejtësinë do ta ndajë arbitri polak Damian Silveshtak, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Pavel Sokolniçki dhe Adam Karasheviç. Ekipi i trajnerit Sylvinhos renditet aktualisht në vendin e katërt me katër pikë në grupin K të kualifikueseve të Botërorit.Kuqezinjtë janë të “dënuar” të fitojnë, në takimin që do mbahet në vendin tonë. Mësohet se deri më tani janë shitur rreth 13 mijë bileta, për ndeshjen që do zhvillohet në “Air Albania”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme