Sport 9 September 2025, 16:33 Nga VNA

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

Ndaje në Whatsapp
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Letonisë janë shitur plotësisht.

Përballja zhvillohet sot, në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, dhe pritet një atmosferë e zjarrtë me mbështetjen e tifozëve kuqezi.

Kujtojmë se tribunat e katit të parë pas porte janë të mbyllura nga FIFA, pas incidenteve në ndeshjen me Serbinë. Nga ato sektore, rreth 5 mijë bileta nuk kanë dalë në shitje.

Shqipëri-Letoni luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.

 


 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme