Sport 8 September 2025, 21:11 Nga VNA

Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë

Ndaje në Whatsapp
Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Skuadra e trajnerit Silvinjo zhvilloi një seancë stërvitore me ngarkesë të ulët, duke u fokusuar kryesisht te taktikat dhe goditjet standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni mori pjesë pjesërisht në stërvitje, ndërsa pjesa tjetër e ekipit punoi me intensitet të plotë.

Ndeshja e kualifikueseve për Botërorin 2026 do të zhvillohet nesër, më 9 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ku kuqezinjtë do të presin Letoninë.

Biletat për këtë sfidë janë në shitje online në mënyrë elektronike në ëebsite-sëебіleta.al, si dhe në biletarinë fizike në hyrjen kryesore të stadiumit, e cila do të jetë e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme