Sport 9 September 2025, 14:19 Nga VNA

FFK notë proteste ndaj Federatës Spanjolle: Kosova nuk është territor, është shtet sovran!

Ndaje në Whatsapp
FFK notë proteste ndaj Federatës Spanjolle: Kosova nuk është

Sot në orën 19:00, Kosova U-21 do të presë Spanjën U-21 në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese të Europianit 2027. Para ndeshjes, Federata e Futbollit të Spanjës ka publikuar një poster duke e quajtur Kosovën “Territori i Kosovës”, gjë që ka shkaktuar reagime të forta në publikun shqiptar.

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes presidentit Agim Ademi, ka dërguar letër proteste zyrtare në UEFA dhe Federatën Spanjolle, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe korrigjim publik ndaj kësaj veprimtarie që mohon sovranitetin e Kosovës.

Njoftimi i FFK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës përmes një shkrese nga presidenti Agim Ademi drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentit të RFEF-së, Rafael Louzan ka paraqitur notë proteste ndaj veprimit të papranueshëm të Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila në komunikimet e saj zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2027, Kosovë-Spanjë, iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Shkresa e plotë:

I nderuar President Çeferin,

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë me shëndet të mirë.

Në këtë periudhë të ngarkuar, do të preferoja të adresoja çështje më konstruktive dhe më vizionare që lidhen me të ardhmen e futbollit evropian. Mirëpo, fatkeqësisht, sërish jam i detyruar të ngre një problem që vazhdon të dëmtojë përfaqësimin tonë në garat evropiane, e që lidhet me mënyrën se si disa federata anëtare trajtojnë ekipet tona kombëtare.

Rasti i fundit ka të bëjë me Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF), e cila në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale i është referuar Kosovës si “Territori i Kosovës”. Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF.

Për fat të keq, nuk është hera e parë që përballemi me një sjellje të tillë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme. UEFA qëndron mbi vlera si uniteti, respekti dhe barazia ndërmjet të gjithë anëtarëve të saj, prandaj këto parime duhet të respektohen jo vetëm në veprime, por edhe në fjalë, nga çdo federatë anëtare.

Prandaj, kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s.

Ne shpresojmë dhe besojmë se Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të trajtohet si një anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga vetë UEFA, por edhe nga të gjitha federatat tjera kombëtare.

Ju falënderoj sinqerisht për vëmendjen ndaj këtij problemi serioz dhe presim veprime të shpejta në mbështetje të kësaj çështjeje.

Me respekt,

Agim Ademi

President”.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme