Sport 12 October 2025, 20:09 Nga VNA

Ekipi i Dajtit triumfon në Kupën e Republikës – Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes U-15

Ndaje në Whatsapp
Ekipi i Dajtit triumfon në Kupën e Republikës – Kampionati

Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për moshat nën 15 vjeç solli një garë të fortë dhe emocionuese mes talenteve të rinj, me qëllim përzgjedhjen e sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare gjatë vitit të ardhshëm.

Pas një konkurence të ngushtë, ekipi i Dajtit doli fitues i Kupës së Republikës, nën drejtimin e trajnerit Florenc Çela. Skuadra u dallua për përgatitjen e lartë teknike dhe rezultatet mbresëlënëse në të gjitha kategoritë e peshës.

Në peshën 45 kg, Bruno Çela u shpall kampion kombëtar, pasi ngriti gjithsej 86 kg në dygarësh, një rezultat që e pozicionon ndër sportistët më të talentuar të grupmoshës së tij.

Në kategorinë deri në 56 kg, Brando Kolaj siguroi vendin e dytë, duke u shpall nënkampion i Shqipërisë me 103 kg në dygarësh dhe një paraqitje shumë premtuese për të ardhmen.

Edhe Bojken Çela spikati në këtë kampionat, duke realizuar me sukses pesë prova dhe duke mbyllur garën me 108 kg në dygarësh, çka i dha titullin e kampionit kombëtar në kategorinë e tij.

Falë performancës së shkëlqyer, Bojken Çela është përzgjedhur të përfaqësojë vendin në turneun ndërkombëtar “Open Bosnia”, që do të zhvillohet më 24 tetor 2025 në Sarajevë — një mundësi e artë për të treguar potencialin e tij në skenën ndërkombëtare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme