Sport 11 October 2025, 22:22 Nga VNA

Ballist ndjek ndeshjen në Kosovë, publikon foto nga Prizreni: "Në kryeqytetin e shqiptarisë!!"

Ndaje në Whatsapp
Ballist ndjek ndeshjen në Kosovë, publikon foto nga Prizreni:

Ismail Morina i njohur si Ballisti, shqiptari që ngriti flamurin "Autochthonous" në Beograd, 11 vite më parë gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, sot ka vendosur ta ndjekë këtë ndeshje nga Prizreni. Nga një foto të publikuar Ballisti shkruan "Nga Prizreni, në kryeqytetin e Shqiptarisë". 

Ngjarja 

Ismail Morina (i njohur si Ballisti) ngriti një dron mbi stadium. I riu shqiptar udhëtoi nga Italia ku banonte dhe prej orësh rrinte në pritje të shpalosjes së flamurit "Autochthonous", ku ishin disa nga heronjtë kombëtar. Me 'Shqiponjat' që erdhën nga lart, serbët nuk u përmbajtën dhe koret raciste që nisën që në nisje të ndeshjes, u shtuan.

Marrja e flamurit nga lojtarët serb solli një përleshje mes futbollistëve në fushë, teksa tifozët thyen hekurat (edhe me lejimin e policisë) dhe u futën në fushë duke dhunuar lojtarët tanë. Fotoja simbolike e karriges në kokën e Bekim Balajt, apo edhe grushti i dhënë nga Lorik Cana mbeten në memorie edhe pas afro 11 vitesh.

Në të tilla kushte nuk bëhej fjalë për futboll dhe Martin Atkinson i dërgoi futbollistët në dhomat e zhveshjes. Peripecitë për tanët nuk u ndalën këtu, pasi policia dhe ushtria serbe kërkonin atë që lëshoi dronin në çantat e futbollistëve dhe zyrtarëve të ekipit tonë, pa e ditur se gjithçka u orkestrua nga aty pranë, me Ismail Morinën që u ngjit në kambanoren e kishës së "Kryeengjëllit Gabriel" dhe 'lëshoi Shqiponjën mbi Beograd'.

Pas orësh kontrollesh, futboll më nuk mund të luhej dhe ndeshja u ndërpre për të mos nisur kurrë, por në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ankthi ishte për lojtarët. Kur u mësua se avioni me delegacionin kuqezi la Beogradin, mijëra tifozë dolën në orët e para ta 15 tetorit 2014 në aeroportin "Nënë Tereza" për të pritur djemtë që mbijetuan nga 'ferri serb'.

CAS - Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e dërgoi çështjen në CAS dhe drejtësia sportive e Lozanës i dha fitoren 0-3 në tavolinë ekipit tonë, me këto tri pikë që ndikuan ndjeshëm që pas këtyre kualifikueseve kuqezinjtë të siguronin finalet e "Francë 2016" për herë të parë në histori.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme