Sport 21 November 2025, 11:58 Nga VNA

Armando Broja rikuperohet pas dëmtimit, trajneri Parker konfirmon: “Gjendja e tij është pozitive”

Ndaje në Whatsapp
Armando Broja rikuperohet pas dëmtimit, trajneri Parker konfirmon:

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e pësuar gjatë ndeshjes Shqipëri-Angli, duke rikthyer qetësi tek tifozët e Burnley. Trajneri i klubit, Scott Parker, në konferencën për shtyp, konfirmoi se sulmuesi kuqezi nuk ka pasur shqetësime dhe është stërvitur normalisht me ekipin.

“Shpresoj se Armando do të jetë gati për fundjavë. Gjithçka duket shumë pozitive. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë shqetësim tjetër sepse është lojtar i nivelit të lartë”, deklaroi Parker.

Burnley do të përballet të shtunën në shtëpi me Chelsean, skuadër nga e cila Broja u transferua. Momentalisht Burnley ndodhet pranë zonës së rënies nga kategoria, dhe një tjetër humbje mund ta vërë ekipin edhe më shumë në vështirësi, ndonëse është ende herët për të bërë parashikime definitive. Në pesë ndeshjet e fundit kundër Chelsea-s, Burnley nuk ka arritur asnjë fitore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme