Sport 31 August 2025, 16:04 Nga VNA

Anis Mehmeti "harrohet" nga Sylvinho, por shkëlqen me Bristol City dhe futet në formacionin e javës në Championship

Ndaje në Whatsapp
Anis Mehmeti "harrohet" nga Sylvinho, por shkëlqen me Bristol

Që nga qershori i vitit 2023, Anis Mehmeti nuk është grumbulluar më me Kombëtaren shqiptare, pavarësisht formës së shkëlqyer që po shfaq me klubin anglez, Bristol City. Fantazisti shqiptar vazhdon të jetë protagonist në Championship, dhe këtë javë u dallua sërish në ndeshjen ndaj Hull City, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asist, duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë një fitore me rezultatin 4-2 në shtëpi.

Performanca e Mehmetit nuk ka kaluar pa u vlerësuar, pasi portali i statistikave “Sofascore” e ka përfshirë shqiptarin në 11-shen më të mirë të javës në Championship, duke i dhënë notën 8.3.

Megjithatë, përkundër këtyre arritjeve, Mehmeti është lënë jashtë planeve të trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, që prej dy vitesh. Futbollisti 24-vjeçar ka qenë i grumbulluar vetëm tre herë me kuqezinjtë, por pavarsisht formës së tij të qëndrueshme dhe performancave mbresëlënëse në Angli duket se ende nuk i ka dhënë një vend të qëndrueshëm në ekipin kombëtar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme