Sport 11 October 2025, 17:45 Nga VNA

200 tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
200 tubime në Serbi para ndeshjes me Shqipërinë

Sot në Serbi pritet të zhvillohen 200 tubime në mbështetje të serbëve në Kosovë. Këto grumbullime po organizohen nga Qendra për Stabilitet Shoqëror dhe lëvizja “Građani protiv blokada”, dhe do të zhvillohen në qytete të mëdha si Beogradi, Novi Sadi, Subotica, Kragujevci, Nishi, Kruševci, Zrenjanini, Kraljevo, e të tjerë.

Vëmendje e veçantë edhe për Leskovacin, ku do të luhet ndeshja Serbi–Shqipëri – edhe atje pritet tubim politik.

Presidenti Vuçiç i ka quajtur këto si tubime kundër bllokadave dhe dhunës, por edhe një shenjë solidariteti me serbët në Kosovë.

“Këtë herë, nuk është vetëm një ‘jo për bllokadat’, por edhe një përkrahje për bashkëkombësit tanë në Kosovë”, u shpreh ai.

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme