Sociale 2 November 2025, 17:36 Nga VNA

Zyra e informacionit pranë “Gurit të Qytetit” në Përmet, banorët kundër

Ndaje në Whatsapp
Zyra e informacionit pranë “Gurit të Qytetit” në

Në Përmet po vazhdon ndërtimi i një qendre të re informacioni pranë monumentit natyror të “Gurit të Qytetit”, një prej simboleve më të njohura të qytetit. Projekti është iniciuar nga ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro, por ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.

Sipas kritikëve, ndërtimi po kryhet brenda zonës së mbrojtur të monumentit natyror, duke shkelur ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. Përmetarët e kanë kundërshtuar hapur këtë projekt, duke e cilësuar të panevojshëm dhe të dëmshëm për peizazhin dhe identitetin natyror të zonës. Ata theksojnë se në qendër të qytetit ekziston tashmë një qendër funksionale informacioni për turizmin, si edhe disa pika të tjera në zonat përreth, çka e bën këtë investim të tepërt.

Ndërkohë, punimet kanë vijuar pavarësisht kundërshtimeve, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim të qartë për ligjshmërinë dhe ndikimin e këtij ndërtimi në monumentin natyror të mbrojtur të Përmetit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme