Sociale 8 August 2025, 14:46 Nga VNA

Zjarret, pushtojnë sërish vendin. Finiq e Mallakastër jashtë kontrolli. Qeveria kërcënon banorët: Burg piromamëve

Ndaje në Whatsapp
Zjarret, pushtojnë sërish vendin. Finiq e Mallakastër jashtë

 

Në Finiq dhe Mallakastër vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit, ndërkohë që po ndërhyhet nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e tyre. 

Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile EU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.

Nga ndërhyrja e kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat. Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës. 

Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat. 

Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim. Ministria e Mbrojtjes ka kërcënuar banorët me ligjin, ku thuhet se çdo piroman ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme