Sociale 14 April 2026, 08:57 Nga VNA

Zjarr në një banesë në qendër të Elbasanit, panik te banorët

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në një banesë në qendër të Elbasanit, panik

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer brenda një banese private.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për persona të lënduar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme