Sociale 29 October 2025, 08:16 Nga VNA

Zhvillimi i pronave me privatin, dështon sërish LIFT Tower, nuk u paraqit asnjë aplikim

Ndaje në Whatsapp
Zhvillimi i pronave me privatin, dështon sërish LIFT Tower, nuk u

Korporata e Investimeve Shqiptare mbylli thirrjen e fundit për Lift Tower pak ditë më parë dhe më pas njoftoi se ajo ishte anuluar.

“Ky Njoftim ju komunikon vendimin e Korporatës për anulimin e procedurës për përzgjedhjen e Partnerit Privat për zbatimin e kontratës “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”. Arsyeja e anulimit: Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar” thuhet në njoftimin e Korporatës. Kjo është e disata herë që procedura rishpallet dhe anulohet pas mungon interesi i palëve private për të hyrë në partneritet me institucionet shtetërorë për të zhvilluar pronat publike.

Konkretisht LIFT Tower është pjesë e një projekti të gjerë të ndërmarrë nga qeveria prej vitit të shkuar dhe që synon zhvillimin e pronave publike duke përfituar në këmbim hapësira për zyra. Lift Tower bën pjesë në nënprojektin “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”.

Korporata e Investimeve Shqiptare që udhëheq këtë proces në tërësi nënvizon se përmes procedurës konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimi të subjekteve Baukuh Studio Associato & Muoto & Sam Chermayeff Office & Yellow Office & Bollinger Grohmann & Atmoslab & Simoj Boudvin & Arkimade.

“Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetërsuar, jo bashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave. Interesi publik që përndjek projekti i investimit konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së funksionarëve publikë, si dhe në energjizimin e qytetit duke sjellë zhvillimin e zonave urbane ku ndodhen pronat.

Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë godina bashkëkohore dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit” thuhet në faqen e Korporatës.

Por çfarë synohet të arrihet në rastin konkret? Investitori do të financojë ndërtimin e Kadastrës së re teksa në këmbim do të mund të ndërtojë mbi një truall publik një projekt nga ku do të marrë pas investimin përmes shitjes. Në këtë ndërtim edhe shteti do të ketë pjesën e tij takues sipas specifikave të rëna dakord më herët në kontratë mes dy palëve./ Monitor

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme