Sociale 22 February 2026, 19:27 Nga VNA

Vlora sërish pa ujë, ndërprerje të martën në disa zona

Ndaje në Whatsapp
Vlora sërish pa ujë, ndërprerje të martën në disa

Qyteti bregdetar i Vlorës do të përballet sërish me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Shkak janë punimet e planifikuara në rrjet nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e martë, më 24 shkurt, do të kryhet stakimi i detyruar i stacionit kryesor, për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri me atë ekzistues.

Si pasojë e ndërhyrjes, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonat:

“Uji i Ftohtë”
“Lungomare”
“10 Korriku”
“Kalaja”
“Jonufra”

Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit do të mbetet pa ujë vetëm gjatë orarit të pasdites.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme