Sociale 5 September 2025, 10:20 Nga VNA

Viti i ri shkollor në Korçë nis me rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve

Ndaje në Whatsapp
Viti i ri shkollor në Korçë nis me rënie të ndjeshme

Qarku i Korçës do ta nisë vitin e ri shkollor me një rënie të konsiderueshme të numrit të nxënësve, krahasuar me një vit më parë. Nga 21,080 nxënës që ishin regjistruar vitin e kaluar, këtë vit numri ka zbritur në 17,354 – një diferencë prej 3,726 nxënësish më pak.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Korçë, kjo shifër është shqetësuese, por jo e papritur. Përfaqësues të sindikatës theksojnë se fenomeni i rënies së numrit të nxënësve është i pranishëm prej vitesh dhe pritet të përkeqësohet edhe më tej në vitet në vijim.

Më të prekura janë klasat e para, ku mungesat janë vënë re prej dy vitesh. Ekspertët paralajmërojnë se kjo tendencë do të vazhdojë edhe në ciklet e mëvonshme, duke ndikuar tek arsimi 9-vjeçar dhe i mesëm.

Shkaqet kryesore të kësaj situate lidhen me emigracionin e të rinjve dhe rënien e ndjeshme të lindshmërisë në vend.

Rënia e numrit të nxënësve po prek jo vetëm shkollat e zonave rurale, por edhe ato në qytetin e Korçës. Tre shkolla në qytet, “Naim Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Asdreni”, janë aktualisht në kufirin minimal të numrit të nxënësve për të ruajtur statusin si institucione më vete. Nëse numrat bien më tej, ato rrezikojnë të kthehen në shkolla vartëse.

Ndërkohë, edhe pse numri i mësuesve pa ngarkesë të plotë mësimore është rritur, sindikata sqaron se, sipas kontratës kolektive, asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, ata do të sistemohen si mësues ndihmës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme