Sociale 16 October 2025, 10:50 Nga VNA

Vijon bojkoti i 150 punonjësve të Bankers Petroleum, kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mira pune

Ndaje në Whatsapp
Vijon bojkoti i 150 punonjësve të Bankers Petroleum,

Rreth 150 punonjës dhe naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum kanë ndërprerë punën këtë të enjte, në shenjë proteste ndaj kushteve aktuale të punës.

Ky veprim vjen pas një proteste të zhvilluar një ditë më parë, ku 10 anëtarë të Sindikatës së Hidrokarbureve vendosën të hynin në grevë urie.

Naftëtarët kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës, duke deklaruar se prej një dekade, Bankers Petroleum nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar situatën e tyre.

Si pasojë e këtij bojkoti, rreth 400 puse nafte janë lënë pa mbikëqyrje, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe funksionimin normal të aktivitetit të kompanisë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme